Disa javë më parë, kompania ankohej se nuk po paraqitej askush për 70 vendet e lira të punës. Tani është ‘mbytur’ nga kërkesat e shumta, plot 5000 të tilla.
Ditën e shtunë, të cilësuar “Job Day”, në ambientet e kompanisë padovane “Antonio Carraro”, të specializuar në prodhimin e traktorëve në bujqësi apo për qëllime civile, njerëzit mbanin rradhën për të dorëzuar CV-në dhe për të zhvilluar intervistën.
Nga Siçilia apo nga Italia e Veriut, të sapo diplomuar apo 50-vjeçarë të mbetur pa punë, në kompaninë italiane gjeje nga të gjitha llojet e punëkërkuesve, raporton Il Messaggero.
Disa javë më parë, lajmi se kompania në fjalë nuk arrinte të punësonte 70 punonjës të specializuar me pagë 1600 euro sepse nuk paraqitej askush bëri xhiron e Italisë.
Tani kompania ka mundësinë e zgjedhjes mes mijëra kandidatëve!





