Pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, tashmë ka nisur largimi i atyre drejtorëve që nuk u janë përgjigjur qytetarëve.
I shkarkuari i rradhës është drejtori i Hipotekës në Berat, Robert Poçi.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur shkarkimin e Poçit pas ankesave që ka marrë nga qytetarët.
Vendimin ministrja e ka marrë menjëherë sapo është kthyer nga dy takime në Otllak dhe Velabisht të Beratit, ku qytetarët kanë shprehur ankesat për drejtorin.





