2 dhjetor 2013- Ambasada Amerikane ne Tirane përmes një letre drejtuar Komisionit te Ligjeve reagon ndaj dy projektligjeve te rëndësishme, Kodit te Procedurës Penale dhe atij kundër Krimit te Organizuar.
“Nuk jemi konsultuar për këto 2 projektligje. Janë ndryshuar disa herë, duhet të ishit këshilluar. Ndryshimet u propozuan pa konsultim publik. Diskutimi ne KLD dhe prokurori, i nevojshëm” thuhet në letrën e ambasadës amerikane.
Kjo letër ka ngjallur diskutime mes palëve edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Deputetët e PD-së kanë sulmuar maxhorancën për mospërfshirjen e ekspertëve amerikanë në konsultimet për këto dy projektligje, ndërsa kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj sqaroi se letra i është dorëzuar atij, siç janë procedurat normale, ndërsa garantoi se për gjithçka do të zbatohet rregullorja.





