Flaka Krelani është një nga zërat më të dashur për publikun shqiptar, sidomos ata që pëlqejnë muzikën “rock”.
E ftuar në “Wake Up”, këngëtarja, krahas projekteve që pritet të realizojë gjatë këtij viti, u ndal edhe në jetën personale.
Ajo ka folur hapur për jetën e saj private, duke thënë se nuk po mund të gjejë personin e duhur.
Flaka rrëfeu se ende nuk e ka gjetur princin e zemrës, duke treguar edhe fjalën e urtë që përdoret në Kosovë: "Është nis princi me kali, por mbërrin vetëm kali".





