Jahti luksoz La Familia, i ndërtuar në vitin 2015, mbërriti mëngjesin e së hënës, më 15 korrik 2019, në portin e Durrësit.
Superjahti me gjatësi 55 m e gjerësi 10 m, me flamur të Ishujve Kajman, u bregëzua në kalatën nr. 5.
Sipas Autoritetit Portual Durrës, ky mjet lundrues kënaqësish ka në bord 13 udhëtarë.
Sipas portalit “marinetraffic” është nisur nga porti grek i Faliros në orën 05:08 LT (UTC +3) të së dielës, 14 korrik 2019, dhe ka mbërritur në Durrës në orën 11:10 LT (UTC +2) të 15 korrikut 2019.





