Është ankoruar ditën e sotme në portin MBM në Porto Romano në Durrës, anija më e madhe e ardhur ndonjëherë në vendin tonë, e quajtur “Marlin Lome”.

Anija është 250 metra e gjatë dhe ka një kapacitet prej 115,000 tonësh. Ajo ka mbërritur në port nën flamurin e Ishujve Marshall dhe ka sjellë 40 mijë tonë naftë.

“Marlin Lome” është një anije cisternë e naftës së papërpunuar dhe është ndërtuar në vitin 2022.