Italia e 21-vjeçarëve ka konfirmuar se 3 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus. Pas testeve të kryera ditën e djeshme, sot përgjigjet e tamponëve kanë zbuluar 3 lojtarë me koronavirus.
Në këtë situatë, shkon në 7 numri i të prekurve në këtë kombëtare, pasi më parë kishin rezultuar pozitivë edhe 4 lojtarë të tjerë.
Me numrin e të prekurve në radhët e italianëve, tashmë rrezikohet seriozisht shtyrja e ndeshjes me 21-vjeçarët e Irlandës, e planifikuar për t’u luajtur ditën e martë për kualifikueset e Europianit.





