Nuk kanë fund problemet te Spanja. Pas Serxhi Buskets, ka rezultuar pozitiv me koronavirus edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lids Junajtidit, Diego Jorente.

Ky i fundit pas testeve të kryera së fundmi, ka zbuluar se është pozitiv dhe është izoluar menjëherë për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve.

Kujtojmë se Spanja luan ndeshjen e parë të Europianit ndaj Suedisë më 14 qershor, teksa edhe këta të fundit kanë konfirmuar dy raste me koronavirus, Dejan Kulusevski dhe Matias Svanberg.