Mendoni se zgjimi në mëngjes me humor të mirë është i pamundur? Absolutisht jo! Më poshtë do të gjeni 8 truke se si të zgjoheni të lumtur në mëngjes.
1- Dëgjoni muzikë ritmike
Një ide e mirë për të filluar ditën të dëgjoni muzikë ritmike. Lërini mënjanë baladat dhe këngët e trishta. Ato mund t’i dëgjoni më vonë.
2- Bëni një dush të mirë!
Edhe pse në mëngjes keni tendencën të kurseni çdo minutë kohë, për të mos u bërë vonë për punë, provoni të nisni ditën me një dush të mirë. Pak muzikë në sfond dhe shampo me aromë dehëse do t’ju rigjenerojë tërësisht. Pas dushit aplikoni një krem hidratues në të gjithë trupin.
3- Hani për mëngjes një smoothie
Ushqimi i mirë dhe i shëndetshëm është hapi i parë për të nisur mbarë ditën. Smothie-t me bazë kosi, drithërash dhe frutash janë zgjidhja ideale.
4- Bëni dashuri
Është sigurisht mënyra më e mirë për të nisur ditën. Avantazhet dhe benefitet janë aq të mëdha sa është e kotë t’i përmendim.
5- Zgjidhni që në darkë rrobat që do të vishni të nesërmen për në punë
Para se të shkoni për të fjetur zgjidhni rrobat që do të vishni të nesërmen, kështu në mëngjes nuk do të humbni kohë kot, duke ndenjur për minuta të tëra para dollapit.
6- Fiksoni një objektiv
Vendosini vetes tuaj çdo ditë një objektiv. Mund të jetë personal, profesional etj, e rëndësishme është që të vendosni qëllime për të arritur dhe kështu do të jeni të motivuar gjatë gjithë kohës.
7- Bëni pak aktivitet fizik
Nëse ju del koha, në mëngjes bëni edhe disa ushtrime fizike. Dihet që është e vështirë të veshësh atletet dhe të dalësh të vraposh herët në mëngjes, por ndjesia që do të përfitoni më vonë nuk ka të paguar. Nëse e keni të pamundur të stërviteni në natyrë, mund të ushtroheni disa minuta në dhomën tuaj.
8- Mësohuni me dritën gradualisht
Mos e ndizni dritën menjëherë sapo zgjoheni, ky veprim është shumë i dëmshëm për sytë, pasi kalohet nga errësira totale në dritë. Filloni të fusni dritë në dhomë në mënyrë progresive, fillimisht duke hapur perdet e më vonë mund të ndizni dritën. Do filloni të ndjeheni më mirë.





