27shtator 2015 – Me armën që vrau mëngjesin e sotëm gruan dhe vjerrin 41-vjeçari Dritan Petova është ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë, pranë Radiostacionit të fshatit Rreth. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se autori i  vrasjes së dyfishtë është i armatosur dhe policia e ka të vështirë të veprojë për ta ndaluar.

I vetmi reagim është negociatat e forcave të policisë për ta bindur të dorëzohet. Banorë të zonës tregojnë se Petova ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe ky ishte dhe shkaku që e shoqja, Zara Petova kërkoi ta dicorconte.

Por i shoqi nuk e ka pritur mirë dhe mëngjesin e sotëm ia ka behur në shtëpinë e vjehrrit, Ismail Leka, në Xhafzotaj, duke e qëlluar për vdekje atë dhe bashkëshorten.

Vijon…

/portali DurresLajm/