Një epokë në modë po mbyllet. Dame Anna Wintour, një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në industrinë globale të modës, ka njoftuar largimin e saj nga posti i kryeredaktores së “Vogue” pas 37 vitesh në krye të revistës ikonë.

75-vjeçarja britanike, e cila mori drejtimin e Vogue US në vitin 1988, do të vazhdojë të mbajë pozicione të larta në shtëpinë botuese Condé Nast, si drejtoreshë globale editoriale e Vogue-s dhe zyrtare kryesore për përmbajtjen në nivel global.

Në një komunikim me stafin të enjten, Wintour shprehu dëshirën për të hapur rrugën për “brezin e ardhshëm të redaktorëve të pasionuar që të sjellin idetë e tyre të reja”.

“Do të vazhdoj të mbaj shumë prej përgjegjësive që kam pasur deri më tani,” tha ajo, “dhe është e vetëkuptueshme që do të mbetem redaktore e përhershme e Vogue-s për tenis dhe teatër.”