Në premierën e filmit “Të mjerët” në New York aktorja e njohur Anne Hathaway, e cila interpreton rolin e Fantinës u shfaq para fotografëve me një fustan të zi dhe një palë sandale që tërhoqën vëmendjen e të gjithë specialistëve të modës.
Sandalet ekstravagante në ngjyrë të zezë, të dizenjuar ekskluzivisht për Hathaway nga stilisti i njohur Tom Ford, ishin të kombinuara me rripa dhe arrinin deri sipër gjurit.
Me këtë veshje Hathaway e kishte të garantuar se do të përfundonte në faqet e para të revistave dhe mediave gossip të të gjithë botës.