15 maj 2015 – Një 75-vjeçar nga Durrësi, pasi e kanë shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme në telefon nga një person i paidentifikuar, ka shkuar në Komisariatin e qytetit për të ngritur një kallëzim penal.
Pas padisë së shtetasit O.M., specialistët për Krimet në Durrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit anonim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/