Do të ishte çmenduria më e madhe në historinë e futbollit!

Pasi tregoi shpirtin e sakrificës dhe mori vlerësime për fitoren ndaj Francës në gjysmëfinalen e Europianit, Morata rrezikon finalen e madhe në Gjermani.

E gjitha kjo pasi në momentin kur një tifoz hyri në fushë, stjuardi e ngatërroi dhe ndërhyri me sparkat ndaj Moratës.

Sulmuesi ndieu menjëherë shqetësime, ndërsa trajneri i Spanjës u shpreh se duhej të vlerësohej shkalla e dëmtimit para finales.

Ndërkohë ishte vetë Morata që qetësoi disi tifozët me humorin e tij: “Jam mirë, por ishte karton i verdhë për stjuardin”.