Në Turqi, në qytetin e Izmirit, u zhvillua festivali i 19-të Ballkanik i folklorit, në të cilin marrin pjesë grupe folklorike nga 10 vende të rajonit si Shqipëria, Kroacia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Kosova, Bosnje Hercegovina, Turqia, Bullgaria dhe Rumania.

Mes larmishmërisë së kostumeve popullore nga të gjitha vendet ballkanike, hapësira e rezervuar për zhvillimin e këtij festivali u trnasformua në një skenë gjigande, ku traditat më të mira të shteteve pjesëmarrëse shpaloseshin në formën më të bukur të mundshme.

Në këtë festival ndërkombëtar, vendi ynë u përfaqësua nga ansambli “Arian Plaku”, në përbërje të të cilit janë 8 çifte valltarësh.

Ansambli zgjodhi të përfaqësohej në këtë festival me një program të pasur nga pjesët më të mira të folklorit tonë nga treva e veriut, jugut dhe Shqipërisë së mesme.

Ai u përzgjodh nga komisioni organizativ i festivalit mes 5 ansambleve konkuruese nga Shqipëria, të cilat kishin dërguar materialet filmike dhe fotografitë e kërkuara.