14 janar 2015 –  "Teuta do të ngjitet në renditje dhe do të jetë kundërshtar i fortë për çdo ekip tjetër ",  kështu shprehet mesfushori Ansi Nika i cili ka besim se Teuta do të bëjë një paraqitje shumë të mirë dhe do të kthehet në kundërshtar të vështirë për të gjitha skuadrat e Superiores. Mesfushori shprehet optimist për merkaton dhe për formën që po kalon aktualisht skuadra, duke marë parasysh lojën që Teuta zhvilloi në ndeshjen miqësore me Tiranën pretendente.

"Unë jam i bindur se Teuta do të jetë skuadra e cila do të bëjë diferencën përgjatë pjesës së mbetur të kampionatit. Personalisht mendoj se i kemi lënë pas momentet e vështira që kemi kaluar përgjatë dy fazave të para të kampionatit dhe tashmë situata në skuadër ka ndryshuar për mirë. Shikoj një skuadër të mirëorganizuar, e cila ka besim tek forca e saj.

Ky fakt u pa edhe në përballjen miqësore me skuadrën e Tiranës ku gjithçka fuksionoi shumë mirë. Skuadra u vendos shumë mirë në fushë dhe zhvilloi një ndeshje mjaftë cilësore në të gjitha drejtimet, duke lënë pështypjet se kemi të bëjmë me një skuadër të mirëorganizuar në të gjitha repartet. Kjo erdhi edhe si pasopjë e përforcimeve të ditëve të fundit. Lojtarët me eksperiencë në mungonin, prandaj edhe rezultatet nuk ishin të kënaqshme përgjatë pjesës së parë të sezonit", u shpreh Nika. Kur na ndajnë rreth dy javë nga rinisja e kampionatit, në kampin durrsak kanë nisur të mendojnë për transfertën e Vlorës. Nika shprehet optimist teksa pohon se teuta do të udhëtojë drejt Vlorës për të fituar. "Ne po vazhdojmë të përgatitemi intesivisht dhe përpos faktit se është ende herët për të menduar për Flamurtarin, vëmëndja jonë është përqëndruar totalisht tek kjo përballje. Skuadra ndihet në formë shumë të mirë dhe kemi besim se do fitojmë në Vlorë, duke marë parasysh edhe problemet me të cilat po përballen vlonjatët kohët e fundit. Përpara kësaj përballje skuadra e Teutës do të luajë dy ndeshje miqësore, me qëllim që të konsolidohemi. Gjithçka po fuksionon si duhet dhe jam i bindur se Teuta do të klthehet në "makth" për të gjitha skuadrat e Superiores", përfundoi Nika.