Lind një çështje te Teuta me mbrojtësin nga Bosnjë Hercegovina, Ante Hrkac, i cili është shfaqur duke firmosur kontratë me skuadrën nga Arabia Saudite, Al-Qaisumah.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, klubi durrsak këmbëngul se Hrkac është në kontratë me Teutën edhe për këtë sezon dhe mund të shkëpusë marrëdhëniet vetëm nëse paguan dëmshpërblim.

"Ante Hrkac figuron ende si një lojtar i regjistruar te Teuta dhe ka një kontratë të vlefshme dhe për këtë sezon. Klubi i Teutës për më tepër kërkonte që lojtari të kthehej në këtë periudhë dhe të vihej nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, ose në rast se kërkonte largimin, të paguante një dëmshpërblim ndaj klubit. Si rrjedhojë, firma e tij me Al-Qaisumah në Arabinë Saudite është cilësuar e parregullt nga klubi i cili sot do të fillojë procedurat për bllokimin e transferimit të futbollistit, duke iu drejtuar FIFA-s për të mos lejuar kalimin e kartonit ndërkombëtar nëpërmjet sistemit TMS."