TIRANE – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka reaguar sot mbi kërkesën e një dite më parë tw kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë për antenat e kompanive tw telefonisw sw lwvizshme. 

Basha u shpreh sot se referuar kësaj kërkese do të shqyrtohet kwrkesa e kreut të qeverisë dhe do tw zbatohet konform ligjit. Gjithashtu kryebashkiaku i Tiranës theksoi se do të rishikohet vendimi që është marrë ndërkohë në Këshillin Bashkiak mbi antenat celulare të operatorëve telefonikë. 

Njw ditw mw parw, kryeministri Berisha, gjatw mbledhjes sw qeverisw, ngriti një shqetësim të kompanive celulare, që sipas tij “po përjetojnë një histeri taksash nga vendorët”. Kryeministri kërkoi sa më shpejt miratimin e një ligji që do t’i përjashtojë këto kompani nga çdo taksim për vendosjen e antenave.