Katër persona janë shoqëruar në polici, të cilët mund të kenë dijeni për atentatin e mbrëmshëm ndaj Gentian Bejtjes dhe shokut të tij Klodian Stafuka.
Deri tani policia thotë se nuk ka ende persona të dyshuar për atentatin.
Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë Bejtja, një ish-polic në burgun e Fushë Krujës, ndaj të cilit dhe më herët ka pasur një tentativë për vrasje, përmes vendosjes së tritolit në makinë.
Në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme, Bejtja ka dhënë një deklaratë për mediat.
“Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për teë shpëtuar. Nuk i pame kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, ka deklaruar Bejtja.