Çmimi Oskar për aktorin më të mirë i është dhënë aktorit veteran uellsian 83-vjeçar Anthony Hopkins, i cili bëhet më i moshuari që fiton nderimin.

Ekspertët mendonin se çmimi do të shkonte si nderim pas vdekjes për Chadwick Boseman, por portretizimi i Anthony për burrin që vuante nga demenca në filmin ‘The Father’ (Babai) gjithashtu impresionoi jurinë.

Vetë Hopkins nuk ishte prezent në ceremoni, por çmimi u prit për të nga Joaquin Phoenix.

Filmi “The Father” është për një familje që duhet të vuajnë dhimbjen e sëmundjeve si demenca dhe e vendos audiencën brenda mendjes së personazhit kryesor që e ka. Megjithse i komplikuar dhe disi i vështirë për t’u ndjekur, gjyqtarët vlerësuar inteligjencën e ndërtimit të subjektit.