Finalja Partizani – Egnatia, e cila do të shpall ekipin kampion në Superiore për edicionin 2023-2024 do të gjykohet nga arbitri anglez, Anthony Taylor.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se edhe ndihmësat e tij do të jenë anglez.

Është arritur akordi që dy asistentët e Taylor të jenë Gary Besëick dhe Adam Nann, ndërsa sistemi VAR i është besuar Robert Jones.

Të tre gjyqtarë kanë një eksperiencë të madhe, ndërsa gjykojnë rregullisht në kampionatin anglez së bashku me Anthony Taylor.

Ndërkohë arbitri i katërt do të jetë Enea Jorgji ndërsa gjyqtari në AVAR është Kreshnik Barjamaj.

Kryesori Anthony Taylor së bashku me Gary Besëick, Adam Nunn dhe Robert Jones gjykuan sfidën e parë çerekfinale të Champions League, ndërmjet PSG dhe Barcelona.

Ata vendosën drejtësi edhe në sfidën e parë gjysmëfinalen në Champions League, Borussia Dortmund – PSG.

Gjithashtu kjo trup arbitrash gjykuan së bashku edhe finalen e UEFA Europa League 2022/2023 Sevilla – Roma.

Anthony Taylor së bashku me dy asitentët është përzgjedhur nga UEFA për të gjykuar edhe në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën në datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

Biletat për ndeshjen finale si dhe për takimit tjetër për vendin e tretë Skënderbeu – Vllaznia mund t’i blihen online në ebileta.al si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stermasi” në fashën orare 10:00-18:00.