Në një dalje në mediat, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka theksuar se akti normativ për paketën “Anti-KÇK” do të kalojë në Kuvend, ndërsa për kundërshtimet e opozitës thotë se tashmë e kanë konfirmuar vetëvrasjen e tyre duke kritikuar një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit.

“Akti normativ miratohet ekzakt, siç ka ardhur. Duhet të kuptoni që grupi i PS e mbështetë tërësisht aktin normativ, propozuar nga qeveria e Ramës, dhe është një hap i rëndësishëm, i cili çdo ditë që kalon ka mbështetjen e qytetarëve shqiptarë, si dhe të partnerëve të rëndësishëm të Shqipërisë. Qoftë në takimin me Merkel, qoftë në takimin me Pompeo, kjo paketë jo vetëm është prezantuar, po ka gjetur mbështetjen e partnerëve. Kjo është një garanci më shumë për ta çuar luftën dhe goditjen kundër krimit të organizuar në një nivel të ri të paparë deri më tani në Shqipëri. Fakti që fokusi i kësaj goditje janë asetet e siguruara përmes veprimtarive kriminale, iu garantoj që ky aksion do të ketë sukses dhe prej tani e tutje askush nuk do t’i shpëtojë sitës së operacionit “Forca e Ligjit”. Akti normativ do të kalojë ashtu siç ka ardhur, sepse është domosdoshmëri, që i bën mirë Shqipërisë dhe rrugës evropiane. Më vjen keq që rikonstatoj një vetëvrasje politike të opozitës, që kundërshton këtë akt, pra një stad të ri të luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Fokusi i ligjit është edhe asete, apo llogari bankare, apo pasuri të tjera, që mund të jenë ngritur, nën mbështetjen e personave të lidhur me terrorizmin. Skaneri i këtij operacioni do të vijojë po njëlloj. Mos u habisni kur në ditët në vijim të keni goditje apo skanim të çdo lloj pasurie, që mund të fsheh lidhje me terrorizmin”, tha Balla.

Sakaq Balla ka theksuar se këto reforma po hapin rrugën e Shqipërisë drejt BE. Sipas tij viti 202 do të jetë i rëndësishëm në rrugën europiane të Shqipërisë.

“Metodologjia e re e zgjerimit zgjedhje e mirë. Jam besimplotë të kosntatoj se 2020 është vit i rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë. Duhet të garantojmë plan të besueshëm”, tha kreu i grupit të PS.