Blutë e Durrësit sekuestrojnë 43,4 kg lëndë narkotike marijuanë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi të mirëorganizuar, rreth 2-mujor me metoda speciale, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të shpërndarjes të lëndëve narkotike.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• E.N., 35 vjeç, banues në Larushk, Krujë;
• Xh.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë;
• A.Z., 25 vjeç, banues në Larushk, Krujë.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit:
• V.N. 28 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 05.07.2018, shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë u kapën në flagrancë duke shkëmbyer me njëri – tjetrin një sasi lënde narkotike në një automjet tip “Benz”, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre në total u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 43 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë;
• Automjetet tip “Benz” dhe “Opel” në pronësi të shtetasve të arrestuar;
• Aparate telefoni celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.





