Antidroga e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Krujës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Krasta”, duke sekuestruar 166 kg Cannabis Sattiva.
“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Krastë”, Krujë, disa persona kishin fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimin e tyre, punonjësit e policisë ushtruan kontroll të imtësishëm në të gjithë zonën.
Gjatë krehjes së zonës nuk janë konstatuar personat, por u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 thasë të mbushur me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva me peshë rreth 166 kg”, njofton policia e Durrësit.
Ndërkohë po vijon puna për kapjen e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.





