TIRANE– Prokuroria e Përgjithshme, pas urdhrit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka nisur kontrollin në disa Prokurori të Rretheve.

Kontrolli i bazuar në planin e ideuar nga kryeprokurori Llalla parashikon verifikimin e realizimit me trasparencë të plotë të detyrës nga prokurorët e rretheve në vend. 

Duke e cilësuar prioritet të punës së Prokurorisë së Përgjithshme antikorrupsionin, Llalla ka theksuar angazhimin e plotë në këtë mision.

Sipas tij, 6 inspektorë të rinj do i shtohen drejtorisë së inspektimit në Prokurori. Ndërkohë, një ditë më parë Llalla riktheu në detyrë 6 prokurorë të shkarkuar 3 vite më parë.