Nga Oerd Bylykbashi
Njesoj si ne zgjedhjet per bashkine te vitit 2003 kur1, per t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes ne listen e zgjedhesve ne Kombinat dhe gruan e coi tek QSUT dhe keshtu shperndau mijera zgjedhes nga nje cep i Tiranes ne tjetrin, tani Edi Rama po perpiqet te manipuloje listat e zgjedhesve me te njejten skeme.
Zgjedhes1 qe banojne e votojne prej 20 apo 30 vitesh ne Tirane apo qytete te tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetatet po ankohen perdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kerkese te tyre siç urdheron ligji. Shkojne per te marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo eshte e paligjshme dhe perben veper penale.
Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve. Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte manipulim i listave te zgjedhesve. Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por keto manipulime te trasha po dalin mbi uje, do te bllokohen dhe shkelesit e ligjit deri tek nepunesit e gjendjes civile qe fallsifikojne te dhenat do te pergjigjen.
Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht kete ligj me shkelje te standateve te zgjedhjeve. Me shume te drejte ai ngriti alarmin per kete pepjekje per manipulim te listave nga Qeveria.
Por Edi Rames nuk i shohin syte kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai perpiqet te shkaterroje zgjedhjet. Pavaresisht tentativave te deshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.