Partia Socialiste para nisjes së seancës plenare ka mbledhur grupin parlamentar, ndërsa është diskutuar mbi paketën ligjore për mediat online, e cila pritet që të miratohet këtë të mërkurë.

BalkanWeb shkruan se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kundërshtuar kreun e grupit parlamentar, Taulant Ballën për dy ligjet e shumëpërfolura.

Sipas Bushatit, ligjet bien ndesh me parimet e KiE, por Balla ka pohuar se kjo paketë është bërë me dakordësim të plotë me OSBE, ndërsa shpreh bindjen se ajo do të marrë votëbesimin e deputetëve në Kuvend.

“Ligjet ne kundërshtim me KiE, që nuk e kanë kërkuar këtë ligj. Po nxitohemi që po bëjmë një ligj të tillë.”, thotë Bushati.

“Paketa është e dakordësuar me OSBE. Do ta miratojmë sot variantin e përmirësuar.”, i përgjigjet Balla.