Policia italiane ka zhvilluar një operacion antiterrorizëm në Romë, ku ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve janë dy shqiptarë nga Maqedonia.
Mediet italiane bëjnë me dije se dy shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Maqellara, 41 vjeç, i njohur si Carlito Brigande dhe Abdulla Kurtishi 26 vjeç, ndërsa ka rënë në pranga edhe një tunizian i identifikuar si Firas Barhoumi 29 vjeç.

Këta persona dyshohen se kanë lidhje me ISIS-in.