Ka shumë kohë që Antonio Banderas dëshiron t’i futet botës së biznesit dhe ka eksperimentuar me disa objekte. Fillimisht ai ka krijuar këpucë, më pas syze dielli, kuleta, kasa telefonash dhe së fundmi..qirinj. Po, po qirinj!
Mirëpo ndryshe nga gjithë qirinjtë e tjerë, këto kanë një specifikë të veçantë. Ato kanë një aromë që thuhet se ndjellin seksin e mirë, dhe kanë pothuajse të njëjtin efekt si ushqimet që rekomandohen për të rritur dëshirën seksuale.
Në treg këto qirinj kanë dalë me koston prej 21 dollarëve, por në sezon uljesh ju mund t’i përfitoni edhe falas nëse blini produktet e tjera të Banderas. /Blitz.al/