Antonio Conte mezi pret t’i rikthehet stërvitjes, ai është i emocionuar zbuloi zëvendësi i tij Stellini, aq më tepër duke qenë se ai e di se ka skuadra të gatshme për ta kënaqur financiarisht.
Midis tyre, Napoli është në rreshtin e parë, pasi është fokusi i Aurelio de Laurentiis, i cili po vlerëson çdo aspekt të një operacioni që do t’i kthente entuziazmin mjedisit.
Sipas gazetarit Alfredo Pedullà, kjo dëshirë u materializua të shtunën e kaluar, në një takim mes Napolit dhe Contes ku u diskutua rroga e cila pritet të jetë nga 6.5-7 milionë euro plus 2 bonuse.
Conte ua kishte bërë të ditur të gjithë kërkuesve të tij – përfshirë Milanin – se pretendimet ekonomike të publikuara në media muajt e fundit janë të pasakta.
Është e vërtetë që në Tottenham, mes të ardhurave fikse dhe shpërblimeve, ai fitoi mbi 15 milionë euro, por trajneri e di shumë mirë që në Serie A shifrat janë jashtë parametrave dhe prioritet më tepër është projekti sesa rroga.
Paga, sipas Corriere della Sera, është megjithatë vetëm një pjesë e mozaikut: çështja në tryezën e presidentit de Laurentiis është një ndarje e mundshme e hershme.
Dhe në rast divorci ai mund t’i propozojë Conte-s një pagesë të rëndësishme për largimin në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Champions.
Fakti që tashmë po mendojnë për këto detaje dhe këta skenarë bën të kuptosh se Napoli po mbështetet fort në këtë opsion, edhe sepse si Pioli ashtu edhe Gasperini – dy alternativat e para – tani janë në gatishmëri.
Ai do të diskutojë me Milanin vetëm në fund të sezonit dhe më pas do të vendos ndërsa Gasperini është në kulmin e sezonit dhe ekziston frika se ai mund të përdorë Napoli për të arritur një marrëveshje më të mirë në rastin e një rinovimi me Atalantën.





