Teksa vizitoi sot Shkodren, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka sqaruar anulimin e anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit me vlerë 28 milionë euro.

Hohmann tha se anulimi erdhi për shkak të ndryshimit të kushteve të investimit.

Është një përgjigje shumë e thjeshtë, ajo që dhamë edhe disa ditë më parë, sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për tu bërë”, tha Christiane Hohmann.

Zyrtarja e lartë Evropiane vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër si pasojë e motit të keq, ku tha se çdo euro e investuar në parandalim të katastrofës kursen 100 euro të tjera të investuara në pastrim pasi të ketë ndodhur përmbytja.

Ajo tha se Bashkimi Evropian është gjithmonë aty dhe nuk i ikën problemeve dhe do të vijë në ndihmë për zhvillimin e kapaciteteve në mënyrë që të ketë reagim më të shpejtë.