Pas zhvillimeve të fundit politike, ku presidenti Meta ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve lokale, ndërsa maxhoranca “kërcënon” me shkarkimin e kreut të shtetit, Partia Demokratike ka vendosur që të mbledhë Kryesinë sot në orën 19.00.

Mbledhja e Kryesisë së PD bëhet për të vlerësuar situatën aktuale politike. Ndërkaq, në orën 18.00 Basha do të mbajë një takim me aleatët.

KQZ kundërshtoi vendimin e presidentit Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve, ndërsa kreu i shtetit theksoi se do të rrijë deri në fund garant i Kushtetutës së vendit. Ndërkohë që mësohet se nesër pritet mbledhja e strukturave të tjera të partisë, grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve.