NEW YORK – Vitin e ardhshëm, ndjekësit e rregullt të serialeve amerikane nuk do të kenë mundësi të ndjekin pjesën më të madhe të tyre. Serialet e njohura jo vetëm në SHBA, por edhe në kontinentin e vjetër do të ulin siparet, të paktën për një vit. 'Csi Miami',  'Desperate Housewives', 'Extreme Makeover: Home Edition', 'The Closer', 'Gossip Girl' dhe 'Fringe' janë vetëm disa nga serialet më të ndjekur që nuk do shfaqen në ekranet amerikane vitin e ardhshëm. Network-et më të mëdha televisive americane si Fox, Cbs, Nbc, Abc, kanë vendosur të shkurtojnë rreth 40 programe në total nga programacioni i tyre. Rekordi për këtë e mban Nbc që ka anulluar 10 programe, i pasuar nga Abc me nëntë, Fox me tetë dhe pesë për Cbs.

Gjithsesi duket se disa seriale kanë mundur t’i shpëtojnë shkurtimeve. Më i famshmi prej tyre 'Csi', që vijon tashmë prej 12 vitesh, do të vazhdojë të shfaqet në ekran. Në të njëjtën kohë fatin e tij e kanë pasur dhe seriale të tjera si 'Glee', 'Grey's Anatomy', 'Law&Order: Svu' etj.