Itali, 14 gusht 2014 – Gjykata e Kasacionit në Itali anuloi dënimin me burgim të përjetshëm të Arjan Qukut për vrasjen e Roberto Sirit dhe Kajro Montenotes në shkurt të vitit 2008.

Gjykata e riktheu çështjen në Gjykatën e Apelit të Torinos.

Kasacioni e bazoi këtë vendim në faktin që gjykimi në dy shkallët e para për Arjanin u bë në mungesë, sepse ai i ishte shmangur drejtësisë.

Tashmë, që Ariani është ekstraduar nga Franca për në Itali dhe ndodhet në Burgun e Salucos (Saluzzo), mundet, që ai të mbrojë veten në Gjykatën e Apelit të Torinos duke shmangur kështu një shkelje të të drejtave njerëzore të të pandehurit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/