Darka e Vitit të Ri, të cilën Kuvendi e kishte planifikuar për nesër në mbrëmje, është shtyrë për një afat të pacaktuar. Portali lapsi.al raportin se shkak mund të jetë bërë mungesa e kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama.

Në fakt, darkën tradicionale të Vitit të Ri, kryeparlamentari Ilir Meta e kishte organizuar fillimisht në një prej netëve të dhjetorit. Por, ajo u shty për më 14 janar. Ndërkohë, sot, portali lapsi.al raporton se deputetët janë njoftuar se darka, që do të organizohej nën kujdesin e kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta, është shtyrë. Mësohet se njoftimi nuk ka caktuar datë tjetër për organizimin e saj.

Gjasat janë që shkak të jenë bërë përplasjet e opinioneve mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta mbi reformën e sistemit të drejtësisë dhe rolin e opozitës në këtë reformë.