17 nëntor 2015 – Sonte në mbrëmje ishte programuar të luhej ndeshja miqësore Gjermani – Holandë në stadiumin e Hanoversit. Kjo ndeshje u anullua pas një alarmi për bombë.
Menjëherë pas lajmit u bë e mundur evakuimi i tifozëve dhe kontrolli i imtësishëm i stadiumit, ku mendohej se do të ishtë dhe Merkel.
Është e dyta ndeshje kjo, e cila është pëzylluar pas asaj midis Belgjikës dhe Spanjës. Ndeshja duhej të luhej në stadiumin e Brukselit “Stade Roi Baudouin”, por me sugjerimin e qeverisë belge, federatat janë pajtuar ta anulojnë, pas frikës së sulmeve terroriste.
/portali DurresLajm/