Mediat italiane shkruanin pak ditë më parë se prezantuesja Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman po kalonin një moment krize në lidhjen e tyre. Kaq mjaftoi dhe fansat filluan të “mblidhnin prova” të mundshme të ndarjes, sipas “Vanity Fair Italia”.

Së pari, Can u zhduk nga Instagrami duke mbyllur pa dhënë shpjegime profilin e tij me mbi tetë milionë ndjekës. Ndërsa Diletta nuk e mban më unazën e fejesës në fotot e publikuara së fundmi, një unazë Tiffany me vlerë mbi 40 mijë euro. Dhe ajo që “i vuri kapakun” ishte shtyrja e dasmës që ishte planifikuar të realizohej në Romë më 16 gusht.

Por prezantuesja italiane e ka mohuar krizën në çift, duke thënë se të gjitha lajmet e shumëpërfolura këto ditë kanë qenë thashetheme.

“Martesa nuk është anuluar, ato që po qarkullojnë janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Vetëm do t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Ai u largua nga mediat sociale për arsye biznesi”, – është shprehur 29-vjeçarja.

Ishte gazetari Santo Pirrotta në “TV8”, i cili tha më herët se mes çiftit ka pasur grindje për shkak të xhelozisë së aktorit, ose për shkak se Diletta nuk kishte pranuar ta shoqëronte disa ditë në Turqi.