Kurorëzimi i dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, dukej se më në fund po shkonte siç ishte planifikuar, duke marrë dhe epitetin e dasmës së vitit.

10 shtatori parashihej të shënonte dasmën e madhe në Prishtinë, por duket se gjërat kanë ndryshuar. “Prive.al” nga burime shumë të sigurta pranë çiftit ka arritur të mësojë se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri.

Nuk dihen arsyet e këtij vendimi të papritur, rreth dy javë para datës së madhe, por detajet e tjera pritet të zbulohen me kalimin e ditëve.