Autoriteti Portual i Durrësit njofton të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin e tyre nga Porti i Durrësit drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme, se ky lundrim NUK do të realizohet për shkak të një avarie që ka pësuar trageti “AF MARINA”(në Ankona).
Riparimi i defektit është bërë i mundur mëngjesin e sotëm dhe për rrjedhojë nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.
Kompania “Adria Ferries” ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës-Ankona , ora 17.00 ,të anullohet dhe 483 pasagjerët me 146 autovetura të nisen për Bari me tragetin “AF Marina”.
Kompania “Adria Ferries” ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve sipas normatives UE 1177.
Pasagjerët po njoftohen për ndryshimin e udhetimit, dhe mund të zgjedhin sipas dëshires një nga 3 alternativat e mëposhtme:
- 1.Të udhëtojnë sot drejt Barit ora 01.00 dhe në kohën e kryerjes së check-in, do t’u rimbursohet diferenca e tarifes që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit.
- 2.Biletat t’i shtyhet automatikisht për një ditë tjetër.
- 3.Të marrin 100% të vlerës së biletes (nëse nuk udhëtojnë).