Miqësorja mes Mançester Junajtid dhe Stok Sitit është anuluar së fundmi, kjo për shkak se trajneri i këtyre të fundit, Majkël O’Nell, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Ky i fundit pas testeve të kryera, ka zbuluar se është i infektuar me Koronavirus dhe duhet të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij.
Pikërisht për shkak të frikës së ndonjë infektimi të mundshëm, drejtuesit e Junajtid kanë anuluar menjëherë miqësoren e programuar me Stok Sitin.
Tashmë skuadrat angleze po përgatiten për rikthimin e kampionatit, ku do të përpiqen të arrijnë objektivat e tyre dhe të mbyllin sezonin rregullisht.





