Ngjarje e çuditshme sot në Tiranë, te klubi Dinamo, ku duhej të luhej ndeshja e të rinjve AF Dinamo-Pogradeci: Nuk u luajt futboll për shkak të një kërcënimi për vetëvrasje!

Ndodh që ndeshjet të shtyhen për mot të keq, për trazira e deri te kërcënim për bombë, por këtë nuk e kishim dëgjuar kurrë.

Burrë e grua nga Tirana hipën që  mbrëmë mbi një vinç 30 metra të lartë dhe kërcënuan se do të hidheshin.

Kërcënimi për t’u hedhur nga vinçi alarmoi edhe forcat e rendit, ndërsa ndeshja e futbollit u shty.