Është anuluar takimi dypalësh i ministrit të Brendshëm Taulant Ballës me homologun e tij grek Ionais Ikonomou.

Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat para ndeshjes Aek – Dinamo Zagreb që do të zhvillohej në Greqi.

Si pasojë e këtyre trazirave ka humbur jetën një 22-vjeçar, tifoz i Aekut.

Gjatë këtyre përleshjeve të dhunshme janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.