Është anuluar tenderi për dërgimin në hapësirë të satelitëve “Albania 1″ dhe “Albania 2”.
Lajmi e ka bërë me dije Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përmes një njoftimi, ku theksohet se një nga kompanitë në garë nuk ka plotësuar kriteret.
Në njoftim thuhet se objekti i kontratës me titull “realizimi i projektit të monitorimit të territorit me teknologji të avancuar shërbimi satelitor), për një periudhë 3 vjeçare”, i cili kishte një fond limit TVSH 7.2 milionë USD është anuluar.
“Arsyet e Anulimit sipas këtij dokumenti janë bazuar në ligjin ‘për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë’, pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”., thuhet në njoftim