12 maj 2015 – Kryeministri Edi Rama nuk do ta zhvillojë vizitën zyrtare që ishte parashikuar të bëhej në 14 maj në Tetovë. Anulimi vjen për shkak të situatës të tensionuar në Maqedoni, pas sulmit të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Kreu i qeverisë shqiptare së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin, do të merrnin pjesë në një vizitë zyrtare të organizuar nga Universiteti shtetëror i Tetovës, ku do të nderoheshin me titullin “Doctor Honoris causa”. Ceremonia është anuluar deri në një afat të pacaktuar.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/