Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ka zbuluar së fundmi se ka pasur probleme me vizën. Si pasojë, ajo është detyruar të anulonte një koncert në Angli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila njofton se nuk do të jetë pjesë e koncertit që mbahet sot më 26 nëntor.
“Nuk do të jem në Angli për arsye të mos pajisjes me vizën e UK dhe kërkoj falje që nuk do të jem në këtë event kaq të bukur”, ka shkruar Shkurte Gashi në postimin e saj në “Instastory”.
Kujtojmë që ditën e djeshme Gashi ka publikuar bashkëpunimin e fundvitit me Labin, i cili titullohet “A ma fal tradhtinë”.