Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej një viti po shijon romancën e saj të dashurisë me Anwar Hadid, vëllain e supermodeleve, Gigi dhe Bella.
Çifti jeton bashkë prej disa kohësh dhe janë bërë thuajse të pandarë. Madje, Dua dhe Anwar s’do të jenë më vetëm partnerë në jetë, por edhe në projektet e këngëtares.
“The Sun” shkruan se Anwar do të jetë model në klipin e ri të 24-vjeçares që po xhirohet së fundmi.
Bëhet fjalë për projektin e katërt të Duas nga albumi i saj “Future nostalgia”.





