Anwar Hadid ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 22-të dhe urimet nga miqtë e afërt nuk munguan.
Urimi më i ndjerë erdhi nga e dashura e tij, Dua Lipa e cila ndau me ndjekësit disa foto dhe i bëri një dedikim shumë romantik.
“Gëzuar ditëlindjen zemër! Një tjetër rrotullim rreth diellit. Ti e bën botën time shumë më të mirë! Jam me fat që të dua dhe që më do. Dexter është me shumë fat gjithashtu dhe të do shumë! Mezi po pres që të festojmë për ty”.
Por, në festën e organizuar duket se një person i rëndësishëm për të nuk mundi të merrte pjesë.
Ajo është motra e Anwar, Bella Hadid, e cila për shkak të profesionit shpeshherë është larg familjes.
“E emocionuar për shkak se mungoj në çdo festë, ditëlindje, pushime, me pak fjalë në çdo gjë të rëndësishme për mua për shkak të punës sime… miqtë e mi dhe familja jetojnë matanë qytetit. Jam e lumtur për punën, thjesht do të bëja gjithçka që t’i përqafoja të gjithë ata në këto momente. Veçanërisht vëllain tim të vogël sot”, shkruan Bella e emocionuar në Instagram.





