Modelja e njohur shqiptare Anxhela Martini, ka ateruar dje në Shqipëri, për të përcjellë nga afër ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Ajo mori pjesë në mbrëmjen gala të të rinjve “Tirana Teens” të organizuar në një nga pubet e kryeqytetit.

Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha përshëndeti të rinjtë për këtë nismë teksa i uroi fitore dhe Kombëtares shqiptare, e cila luan sot ndaj Norvegjisë në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Guximi është themel i çdo suksesi, gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Urimet ia bëmë njeri-tjetrit, tani gjithë së bashku ti urojm kombëtares tonë dhe kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që udhëheq dhe drejton, fitore”, theksoj kryeministri Berisha, pasi i dha çmimin gjimnazit “Ismail Qemali” si shkolla më e mirë në art dhe sport.