Modelja më e famshme shqiptare, e cila ka kaluar në një kalvar mundimesh e sakrificash për të çarë në botën e vështirë të modelingut ka vendosur të japë një mesazh mbi këtë fushë.

Çuditërisht modelja shqiptare i këshillon të gjitha vajzat e reja, që duan të bëhen modele të heqin dorë nga ky profesion se nuk ia vlen. “Çdo vajzë mund të shndërrohet në një modele kopertinash nëpërmjet punës së një fotografi dhe një parukieri të talentuar, por bëhet fjalë thjesht për një imazh, një fotografi e bukur.

Dhe kjo gjë nuk të përcakton ty si njeri para syve të miqve të tu apo njerëzve që kanë më shumë rëndësi, ndaj përse i jepni kaq shumë rëndësi kësaj pune?”, ka shkruar modelja në “Facebook” para se të postojë një video të një modeleje me famë botërore, që këshillon të njëjtën gjë në një klip prej 10 minutash.

Por kur këtë mesazh e jep një modele si Angela Martini, e cila hoqi edhe mbathjet në një event publik, vështirë të besosh në sinqeritetin e mesazhit.