SHBA– Modelja shqiptare Anxhela Martini është përzgjedhur si një ndër “20 bad girls” që çmendin më shumë meshkujt. Martini së fundmi po punon e jeton në SHBA.
Lajmi është bërë publik nga portali Global Grind, i cili organizoi një votim me lexuesit e vet, të cilët përzgjodhën 20 femrat më provokuese që çmendin meshkujt. Mes emrave të modeleve më të njohura në botë dhe para këngëtares Rihanna, u përzgjodh si “vajzë e keqe”, edhe Anxhela Martini e cila jo pak herë ka provokuar me fotot e saj.
Rasti më provokativ ka qenë teksa ajo u fotografua në një tapet të kuq me një fustan shumë të hapur dhe për më tepër ajo nuk kishte veshur mbathje.